This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English Serbian Slovenian Croatian Bosnian Bulgarian
Biblioteka
Aco Shopovi, autori i librit të parë në gjuhën maqedonase në Maqedoninë e lirë, Vjersha (1994), është gjithashtu edhe autori i librit të parë maqedonas me poezi satirike, Jus-universum (1968), kurse njëkohësisht është edhe poeti i parë maqedonas i përkthyer në gjuhën sllovake. Libri kundërthënës Shkrihu me heshtjen, i botuar në Shkup në vitin 1955, botohet në Lubjanë me titullin Zlij se s tisino, më 1957-tën.
Gjatë jetës së tij, Shopovi ka botuar dymbëdhjetë përmbledhje origjinale, si edhe tetë përmbledhje të tjera me poezi të zgjedhura nga krijimtaria e tij dhe dhjetë përmbledhje me poezi të zgjedhura nga gjuhët e tjera. Pas vdekjes, numri i përmbledhjeve me poezi të zgjedhura nga krijimtaria e tij rritet.
Në gjuhën maqedonase, Aco Shopovi ka përkthyer rreth njëzet klasikë jugosllavë dhe botërorë (Zmajin, Kornejin, Krilovin, Kërlezhën, Rostanin, Sengorin, Tadijaniviqin, Shekspirin…), kurse veç të tjerave atij ia kemi borxh edhe përkthimet e para të klasikëve të letërsisë për fëmijë, siç janë Kësulkuqja, Hirushja, Maçoku me çizme, E bukura dhe bisha, Gishtëza etj.
Ekzistojnë shumë fjalorë, numra të veçantë revistash ose kapituj librash që i kushtohen krijimtarisë së Aco Shopovit.
Në Bibliotekën e Shtëpisë së tij lirike mund të gjeni informacione më të hollësishme për veprat e tij:
⇒ Përmbledhje poetike në maqedonisht
⇒ Përmbledhje poetike në gjuhë të tjera
⇒ Libra që ai i ka përkthyer në maqedonisht
⇒ Fjalorë dhe libra kushtuar krijimtarisë së tij
Përzgjedhjet e poezive, bisedave dhe shënimeve, si edhe sprovave dhe interpretimeve të krijimtarisë së tij janë në dispozicion në Leximoren e Shtëpisë lirike.