This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English

Homazh në nder të Sengorit dhe Shopovit

Më 21 mars të vitit 2006 (në Ditën Botërore të Poezisë), në sallën kryesore të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare “Shën Kliment Ohridski” në Shkup, ministri i kulturës Blagoja Stefanovski hapi ekspozitën kushtuar Leopold Sedar Sengorit dhe pranisë së tij në Maqedoni.

Pas hapjes së ekspozitës u bë homazh për nder të Sengorit dhe Shopovit me pjesëmarrje të Amidu Salit (OIF), Risto Lazarovit, Jasmina Shopovës dhe Petar Arsovskit, të cilët lexuan në maqedonisht poezitë e njohura të Sengorit “Është koha të largohem” (përkthyer nga Vlada Urosheviqi) dhe “Gruaja e zezë” (përkthyer nga Aco Shopovi).

Këtij manifestimi iu bashkangjit dhe UNESKO-ja me anë të video-mesazhit nga ana e Drejtorit gjeneral Koiçiro Macura realizuar veçanërisht për këtë ngjarje. Gjatë homazhit fjalën e morën drejtori i Këshillit të Lartë të Frankofonisë, Kristijan Valenteni, dhe drejtori i Qendrës kulturore franceze, Filip Deguti. Koordinatori kombëtar i frankofonisë,  Emil Kirijasi, mori fjalën në emër të ministrisë së punëve të jashtme, kurse Vlada Urosheviqi foli në emër të PEN Qendrës së Maqedonisë dhe Shoqatës së shkrimtarëve të Maqedonisë. Dëgjojeni fjalimin e tij në maqedonisht “Përse të shkruhet poezi sot

evenement_nouveauPasqyrë e “Vitit Sengor” në Maqedoni

video_50Momentet kryesore të ngjarjes “Viti Sengor” në Maqedoni mund t’i ndiqni në videon në maqedonisht.

 

Fotogaleria e ngjarjes

Fotografitë mund të merren dhe të publikohen me copyright të detyrueshëm
© Aco Šopov – Poesis