This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English
2006: Shënimi i “Vitit Sengor” në Maqedoni
Për të shënuar “Vitin Sengor” të shpallur nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë me rastin e njëqindvjetorit të lindjes së poetit senegalez, nga marsi deri në tetor të 2006-tës, në Maqedoni janë organizuar disa ngjarje me radhë.
Miqësia mes Leopold Sedar Sengorit, presidentit të Senegalit, dhe Aco Shopovit, ambasadorit të SFRJ-së në Senegal (1971-1975), është themeli mbi të cilin janë ndërtuar marrëdheniet miqësore dhe kulturore midis dy vendeve.
Dy ngjarjet e para u mbajtën më 20 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë, dhe më 21 mars, në Ditën Botërore të Poezisë.
Më 20 mars, simpoziumi ndërkombëtar kushtuar Sengorit, bëri bashkë pesëmbëdhjetë pjesëmarrës nga Maqedonia, Franca dhe Afrika, të cilët shkëmbyen mjaftë mendime kritike.
Më 21 mars, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit”, pas hapjes së ekspozitës kushtuar Sengorit dhe Shopovit, u bë homazh në nder të të dy poetëve.
Momentet kryesore të këtyre ngjarjeve mund t’i ndiqni në videon e realizuar nga Studio Jon dhe Leonardo Xhoni-Shopov.
Gjithashtu, Snezhana Fidanovska realizoi emisionin televiziv “Frankofonija në kulmin e kulturës”, me produksion të Evromak, mars 2006.
Më 23 tetor, në Muzeun e Qytetit të Shkupit, botuesi Sigmapres organizoi promovim të librit Sengor-Shopov: Paralele nga Jasmina Shopova.
Libri paraprakisht iu qe prezentuar pjesëmarrësve të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë nga Zhan Portant (Luksemburg), Vlada Urosheviq, Jasmina Shopova dhe fituesi i atëhershëm i Kurorës së Artë Nansi Morehon (Kubë), bashkë me disa poetë të cilët në gjuhë të ndryshme e recituan poezinë “Gruaja e zezë” të Sengorit.