This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English
Leopold Sedar Sengor, Senegal
Presidenti dhe poeti senegalist Leopold Sedar Sengor (1906-2001) dhe poeti maqedonas, në cilësinë e ambasadorit të SFRJ-së në Senegal (1971-1975), Aco Shopov (1923-1982), janë takuar në Dakar. Aco Shopov në Senegal ka zhvilluar një diplomaci të suksesshme por edhe një mision “poetik” dhe si rrjedhojë e kësaj miqësia mes dy poetëve është shndërruar në miqësi të ngushtë edhe mes dy vendeve.
Ndër misionet më të suksesshme diplomatike të Shopovit janë edhe pjesëmarrja e Leopold Sedar Sengorit në Samitin IV të Të Pa-lidhurve (The Non-Aligned Movement, NAM) në Algjeri (1973) si dhe vizita e tij zyrtare në SFRJ, ku u prit nga presidenti Tito, në vitin 1975.
Për sa i përket misionit poetik, Aco Shopov në Senegal ka shkruar përmbledhjen Kënga e gruas së zezë (për të cilën ka fituar çmimin “Vllezërit Miladinovci”), ka përkthyer një numër të madh të poezive të Sengorit në Mbrëmjet Strugane të Poezisë në vitin 1976 si dhe në vitin 1975 ka qenë iniciator që Kurora e artë e Mbrëmjeve Strugane të Poezisë t’i ndahet Sengorit.
Përkthimet e poezive të Sengorit janë botuar në librin Poezi (botimi i parë në vitin 1975 dhe më vonë në vitin 2016), kurse një pjesë e tyre gjenden edhe në librin Sengor-Shopov: Paralele, të botuar në vitin 2006 me rastin e manifestimit të “Vitit Sengor” në Maqedoni.
Për Sengorin, anëtarin e Akademisë Franceze dhe themeluesin e lëvizjes Negritiada, në një bisedë me D. Adamobiqin në vitin 1976 Shopovi shprehet kështu: “‘Zbulimin’ e Afrikës së Zezë më së shumti ia kam borxh poezisë së Leopold Sengorit. Ai më ka folur për Afrikën më shumë sesa gjithë ai mal librash që kisha lexuar për të. Ai ka arritur që të krijojë një univers të vërtetë poetik nga besimet, legjendat, rrëfimet (…)
Sengori për mua është një ndër shkrimtarët më të mirë bashkëkohorë dhe shembull i shkëlqyer për atë se çfarë domethënë poezia: për gjithçka që poezia nuk i tregon njeriut, pa marrë parasysh si e merr ai, të themi, të huaj dhe të largët, të paktën në shikim të parë. Nga kjo kam nxjerrë një mësim të vyer: nëse njeriu do që ta njohë më mirë vetveten, botën e tij, popullin e tij, patjetër duhet që t’i njohë mirë edhe të tjerët. Edhe diçka tjetër: në momentin që do ta vështrosh veten dhe rrethin tënd nga një këndvështrim tjetër, le të themi nga këndvështrimi afrikan, shumë gjëra që të shqetësojnë në vendin tënd qartësohen, kurse disa të tjera mjegullohen. Në të dy rastet, poezia luan një rol shumë të rëndësishëm.”
Më shumë vlerësime të Shopovit për poezinë e L.S. Sengorit mund të lexoni këtu. Work in Progres
Disa poezi të L.S. Sengorit, të përkthyera në maqedonisht nga Aco Shopov, mund t’i gjeni këtu.Work in Progres