This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English Serbian
Тhënie të Shopovit
Ky kënd i vogël në Leximoren e Shtëpisë Lirike të Aco Shopovit përmban reflektime rreth krijimtarisë letrare që poeti maqedonas i ka shprehur nëpër intervista ose ese.
- Nëse ekziston fanatizëm poetik, atëherë unë jam një prej ithtarëve të tij më të flaktë. (1960)
- Poezia është rinia e bukurisë, etje për bukurinë, e drejta e bukurisë, iluzion. (1960)
- Poezia është një lojë me bukurinë, një lojë në emër të bukurisë njerëzore, sepse nuk ekziston jashtë njeriut.
- Prirem drejt heshtjes si një prej gjendjeve të shumta aktive të shpirtit në të cilën mundet të ndjehen më thellësisht, më përgjithësisht dhe më qartësisht dramat brenda dhe jashtë nesh. Heshtja është heshtje e trazimit, e klithmës, e çarjes drejt të panjohurës, heshtje e kështjellës së mbushur me zjarr dhe erë.
- Poetë, mjeshtra të fjalës, arkitektë të njerëzimit dhe solidaritetit, farkëtoni fjalë të reja për emërtimin e kuptimit dhe dashurisë, ndihmës dhe vllazërisë, harmonisë së interesave njerëzore, jetës pa frikë dhe katastrofa. (1963)
- Synoj të arrijë një përsosmëri formale dhe dua që kjo përsosmëri formale të ketë edhe një arsyetim të brendshëm përmbajtësor. (1965)
- Poetin e nxjerr në pah poezia e tij e jo nënshkrimi që i vendos. (1969)
- Në poezi nuk ka vende shumë ose mesatarisht të zhvilluara apo vende në zhvillim e sipër. Poezia ose është ashtu siç duhet të jetë ose s’është fare. (1969)
- Poezia nuk është veç vetëdijësim mbi ekzistencën, ajo mbi të gjitha është vetëdijësim mbi vetveten, dhe prandaj nuk resht së pohuari e përcaktuari pikërisht këtë në përplasjen e saj të pandërprerë edhe me realitetin edhe me vetveten. (1970)
- Unë poezinë time, e veçanërisht këtë të tanishmen e ndjej si një sintezë specifike, si një përjetim të veçantë të dashurisë, tokës dhe pasionit. (1970)
- Poeti në gjirin e poezisë është si në një shpellë të ftohtë, si në një pyll të padukshëm ku në vend të drunjëve shtrihen fjalë gjigande e të ngurtësuara, të shpërndara tutje-tëhu. Ai duhet t’i shpëtojë nga vdekja, t’ua shkundë gjumin e ngurtësuar, ta gjallërojë pyllin në mënyrë që drunjtë të munden të ecin. Zakonisht poeti ia del ta bëjë këtë, madje shumë shpesh qëndron në të, në atë pyll, krejt i hutuar dhe i pashpresë, duke thirrur në ndihmë përvojat e mëhershme poetike. Dhe kështu nga poezia në poezi. Sapo të mbyllet një cikël, duhet të hapet një i ri. Dhe gjithmonë e njejta pyetje e mallkuar – si dreqin? (1970)
- Poezia kërkon personalitete të kompletuara. Domethënë: pa etikë – s’ka krijimtari. (1972)
- Секое влебување, секој конформизам е смрт за творештвото. (1972)
- Për mua është thënë se e paskësha prishur rrëfimin në poezi, se fjalët i paskësha reduktuar në minimum. Parë nga jashtë, kjo mund të kuptohet si metodë, si një metodë e vetësijshme dhe e mirëmenduar. Por, nga ana ime, unë thjeshtë përdor aq fjalë sa më nevoiten për ta thënë atë që dua të them. (1976)
- Fjala është çelësi i vetëm me të cilin mund të çkyçen problemet e ekzistencës njerëzore dhe të gjitha problemet e tjera thelbësore të përditshmërisë.
- Unë vështirë shkruaj. E mbaj gjatë në vetvete një poezi, përpara se ta hedh në letër. Ajo që e shkruaj në letër, ajo për mua është poezi e përfunduar. Poezia në qoftë se nuk piqet si ide brenda meje, kurrë s’ka për të dalë në letër. Përndryshe, kur e shkruaj në letër, e shkruaj në mbrëmje. Kjo vlen edhe për poezinë time edhe për përkthimin, sepse e konsideroj njëlloj me origjinalin. (1979)