This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English
Promovimi i Shtëpisë lirike të Aco Shopovit
Të mërkurën e 8 tetorit të vitit 2014, Katedra e letërsisë maqedonase dhe e letërsive jugosllovene pranë Fakultetit Filologjik “Blazhe Koneski” në Shkup, organizoi promovimin e Shtëpisë lirike të Aco Shopovit, portalin online shumëgjuhësor ku ndodheni tani.
Me anë të kësaj ngjarjeje Fakulteti Filologjik në Shkup shënoi 70 vjetorin e botimit të Vjershave (1944) të Aco Shopovit, libri i parë poetik i botuar në gjuhën maqedonase në Maqedoninë e lirë.
Kjo ishte një iniciativë e magjistrantit Ivan Antonovski dhe udhëheqëses së Katedrës së letërsisë maqedonase dhe letërsive jugosllovene Vesna Mojsova-Çapishevskës, e cila pas fjalës përshëndetëse të dekanes së Fakultetit Filologjik Slavica Veleva, foli mbi krijimtarinë e Shopovit dhe portalin online kushtruar atij (lexoni fjalimin e saj në maqedonisht këtu).
Ideja për një muze të tillë virtual dhe dinamik lindi në vitin 2012 me botimin dygjuhësor frengjisht-gjermanisht të disa poezive të zgjedhura të tij nën titullin Soleil noir/Schwarze Sonne. Ky botim dygjuhësor si rrjedhojë solli miqësinë poetike mes Rolan Kajzerit dhe Jasmina Shopovës, të cilët janë iniciatorët e kësaj Shtëpie lirike. Rolan Kajzeri është drejtor i shtëpisë botuese “PHI” nga Luksenburgu (i cili kujdeset për hartimin teknik të portalit), kurse Jasmina Shopova është vajza e poetit dhe njëherit edhe interpretuese dhe përkthyese e poezisë së tij (njëherit kujdeset për përmbajtjen e portalit). Aco Shopovi është autori i parë ndër autorët botërorë të botuar nga shtëpia botuese PHI të cilit i është kushtuar një portal i tillë shumëgjuhësor.
Që kur Jasmina Shopova i hapi dyert e shtëpisë virtuale të Aco Shopovit, publiku i gjerë akademik, studentor dhe nxënësit e shkollave të mesme kishin mundësinë t’i vizitojnë dhomat virtuale të portalit, të shohin një pjesë të dorëshkrimeve dhe fotografive nga materiali i tij arkivor, të njihet me të gjitha portretet e Aco Shopovit të realizuara nga artistët maqedonas, të dëgjojnë poezi të tij të interpretuara në gjuhë të ndryshme, të njihen me disa nga përkthyesit e tij.. dhe në fund, të fitojnë nga një botim faksimil të vëllimit poetik Vjersha, të cilën po këtë vit e ka botuar shtëpia botuese “Sigmapres” nga Shkupi. (Vëllim që gjithashtu u promovua ditën e djeshme, më 7 tetor 2014, në Shoqatën e Shkrimtarëve të Maqedonisë)
Pasqyrë të lajmeve nëpër media (në maqedonisht) mund të gjeni në Daily.mk dhe Time.mk.
Ndiqni reportazhin e Neda Bakevskës (në maqedonisht) për televizionin Telma (15.10. 2014)
Fotografitë mund të merren dhe të publikohen me copyright të detyrueshëm:
© Aco Shopov – Poesis