This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English

Promovimi i botimit faksimil të Vjershave (1944) të Aco Shopovit në Shoqatën e Shkrimtarëve të Maqedonisë

Fjalimi hyrës i Vele Smilevskit në promovimin e botimit faksimil të Vjershave (1944) të Aco Shopovit në Shoqatën e Shkrimtarëve.

“Libri i parë i Aco Shopovit, i cili njëkohësisht është edhe libri i parë në gjuhën maqedonase pas Luftës së Dytë Botërore, doli në shtyp për ta shpalosur lirinë.” tha Vele Smilevski, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë (SHSHM), në homazhin që iu bë poetit me rastin e 70 vjetorit të botimit Vjershave (1944). “Në këtë libër, i cili përfaqëson frymën e një epoke të tërë, frymëzimi poetik i Aco Shopovit është më se i qartë”, shtoi ai.

Përsa u përket aspekteve historiko-letrare të vëllimit poetik Vjersha, foli Sonja Stojmenska Elzeseri (fjalimin e saj në maqedonisht mund ta lexoni këtu). Gordana Mihailova Boshnakoska foli për poezitë e dashurisë në këtë vëllim, kurse Mihail Renxhovi rikujtoi momente të miqësisë me Aco Shopovin. Eventin e konceptoi dhe moderoi Jasmina Shopova. Gjithashtu, Aleksandra Velinova recitoi disa vargje nën shoqërimin muzikor të Petar Renxhovit.

Të gjithë të pranishmëve iu dhurua nga një kopje e botimit faksimil të Vjershave nga shtëpia botuese “Sigmapres”, me anë të të cilit shtëpia botuese “Sigmapres” dhe Fondacioni “Aco Shopov – Poezi” kishin për qëllim të risjellin atmosferën e ditëve pas çlirimit të Maqedonisë.  Rinia atifashiste e Serbisë kishte sjellë nga Beogradi edhe botimin origjinal të vitit 1944, kurse të pranishmëve iu dhuroi nga një kopje të të gjithë pjesëmarrësve në Kongresin e Dytë të Unionit Rinor Nacionalçlirimtar.

“Me këtë botim shtëpia botuese “Sigmapres” vazhdon të marrë pjesë në përkujtimin e krijimtarisë së Aco Shopovit.” – tha Maja Bojaxhievska e cila e vijon veprimtarinë botuese të të atit Kosta Bojaxhievski, njëherit mik dhe bashkëpuntor i Shopovit. Ai në fakt në vitin 2002 ka botuar monografinë Gjurmë(ve) të Aco Shopovit, ndërsa në vitin 2006 librin Sengor-Shopov: Paralele.




Një pasqyrë të lajmeve nëpër media (në maqedonisht) lidhur me këtë ngjarje mund të gjeni në Telma, 24 Vesti, A1 on, Utrinski vesnik, Republika.

Në kuadër të shënimit të 70 vjetorit të botimit të Vjershave, Fakulteti Filologjik “Blazhe Koneski” në Shkup, ditën pasuese, më 8 tetor të vitit 2014 organizoi promovimin e Shtëpisë lirike të Aco Shopovit (portalin online shumëgjuhësor në të cilin ndodheni tani)

Mësoni më shumë rreth lajmeve nëpër media (në maqedonisht) në Daily.mk ose Time.mk.

Fotografitë mund të merren dhe të publikohen me copyright të detyrueshëm: © Aco Shopov – Poesis