This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English

Nëntor 2013, promovimi i librit Lindja e fjalës në Sofje.


Përkthehet për herë të parë në bullgarisht poezia e Aco Shopovit, me rastin e shënimit të 90-të vjetorit të lindjes së poetit. Për përzgjedhjen dhe përkthimin, botuar nën titullin Lindja e fjalës (Avangard print, Ruse), është kujdesur poeti dhe piktori bullgar Roman Kisjov.

Të mërkurën e 27 nëntorit të vitit 2013, drejtori i Qendrës Informative Kulturore (QIK) të Republikës së Maqedonisë në Sofje, Vasko Shutarovi, organizoi promovimin e librit mbi të cilin folën edhe botuesi Nikolaj Gindjanov, anëtarët e familjes së Shopovit, Svetlana dhe Jasmina Shopova, si dhe përkthyesi Roman Kisjov, i cili shtoi: “Kam përshtypjen se poezia e Aco Shopovit të rrëmben dhe të mahnit jo vetëm për shkak të talentit të madh dhe mjeshtërisë së autorit të saj, por edhe falë madhështisë dhe idealizmit, të cilët – sidomos sot, në këtë kohë të pashpirt, pragmatike dhe teknokratike – ndoshta tingëllojnë pothuajse utipikë dhe anakronikë… por në thelb janë bartës të vlerave universale, që mëtojnë drejt Njeriut dhe lashtësisë, drejt atyre vlerave të përjetshme mbi të cilat ngrihet dhe prejt të cilave merr energji ekzistenca njerëzore…” (Lexojeni tekstin e plotë, në maqedonisht).

Vargje të Aco Shopovit, në maqedonisht dhe në bullgarisht, lexoi Ivan Kaloshevi, i shoqëruar me kitarë nga Iva Hristovska.

Për arsye shëndetësore, poeti bullgar Ljubomir Levçevi, fituesi i “Kurorës së Artë” të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, nuk mundi të jetë i pranishëm. Por në sallë, praninë e tij e shënonte buqeta e mrekullueshme me lule që po atë ditë ia kishte dhuruar bashkëshortes dhe vajzës së Shopovit, në shenjë përkujtimi të sivëllait të tij të penës, gjatë vizitës së tyre në shtëpinë e tij.

Fotogaleria e ngjarjes
Fotografitë mund të merren dhe të botohen nën copyright-in e detyrushëm
© Aco Sopov – Poesis