This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English Serbian Slovenian Croatian Bosnian

Arkitektura e Shtëpisë Lirike të Aco Shopovit

Mirë se vini në shtëpinë lirike të Aco Shopovit (Shtip, 1923 – Shkup, 1982), njërit prej themeluesëve të poezisë bashkëkohore maqedonase si dhe një prej poetëve më eminentë të Evropës Juglindore të shekullit XX.

  • Se si lindi ideja për një portal të tillë online (i cili i hapi dyert për publikun më 8 tetor të vitit 2014) si dhe më shumë informacione rreth materialit arkivor që përmban mund të mësoni këtu.
  • Vitrina e Shtëpisë lirike përmban një biografi të shkurtër të autorit, kurse informacione të tjera më të detajuara dhe të ilustruara mund të gjeni në dhomën Një jetë në fotografi.
  • Biblioteka përmban të gjithë bibliografinë e autorit me të dhëna të hollësishme rreth përmbledhjeve poetike origjinale dhe përkthimeve të tij (gjegjësisht, librat që ai ka përkthyer nga gjuhë të tjera në maqedonisht si dhe libra që i janë kushtuar atij)
  • Leximore përveç përzgjedhjeve të dorëshkrimeve, poezive, përkthimeve, intervistave, eseve dhe thënieve të tij mund të gjeni edhe interpretime të krijimtarisë së tij. Megjithatë, poezi të Aco Shopovit do të gjeni në çdo cep të Shtëpisë lirike. Lexim të këndshëm!
  • Galeria iu prezenton disa nga portretet e tij artistike si vepra artistike të frymëzuara nga poezitë e tij.
  • Në sallën kushtuar Ngjarjeve që lidhen me Aco Shopovin  do të gjeni informacione dhe fotografi nga momentet dhe takimet letrare në nder të poetit që nga viti 2006, momente që e mbajnë gjallë kujtimin për të.
  • Në Shtëpinë lirike mund ta vizitoni gjithashtu edhe Videotekën, të bleni libra tek Libraria, të gjeni Linqe të dobishme dhe të njiheni me Miqtë e Aco Shopovit jashtë Maqedonisë.
  • Një dhomë e veçantë në Shtëpinë lirike iu është kushtuar fituesve të çmimit “Aco Shopov”, një çmim i përvjetshëm për përmbledhjen poetke më të mirë të botuar në vitin paraprak, që e ndan Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë.
  • Më shumë informacione rreth Fondacionit Aco Shopov – Poezi mund të gjeni këtu.