This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English

Fondacioni

Fondacioni Aco Shopov – Poezi ka për qëllim ta kultivojë dhe ta promovojë krijimtarinë e Aco Shopovit dhe ta ripërtërijë interesin për poezinë dhe kulturën maqedonase , veçanërisht tek të rinjtë, në vend dhe jashtë tij. Fondacioni përpiqet të ndikojë dhe të kontribuojë në afirmimin e trashëgimisë kulturore maqedonase, në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare, përmes shembullit të Aco Shopovit.

Përmes ueb-faqes së tij, Shtëpia lirike e Aco Shopovit, Fondacioni vë në dispozicion të studiuesve dhe studentëve një numër të madh dokumentesh  falas në gjuhë të ndryshme, në mënyrë që të lehtësojë kërkimin shkencor në fushën e poezisë maqedonase.

Përmes mbështetjes së projekteve në të cilat  janë të përfshirë poetë, përkthyes, botues dhe aktivistë të tjerë kulturorë, Fondacioni ka për qëllim ta përforëcojë bashkëpunimin ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë të krijuesëve të rinj të degëve të ndryshme të artit.