This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English

Nëntor 2013: tubim solemn me rastin e 90 vjetorit të lindjes së Aco Shopovit

DSC_5502

Më 25 nëntor 2013, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) u shënua 90 vjetori i lindjes së Aco Shopovit, i lindur në Shtip, në pjesën lindore të Maqedonisë më 20 dhjetor të vitit 1923. Publikun e përshëndeti Luan Starova.

Katica Qulavkova promovoi botimin e parë në gjuhën bullgare të krijimtarisë së Shopovit Razhdane na slovoto (Lindje e fjalës) me përzgjedhje dhe përkthim të Roman Kisjovit, të botuar nga shtëpia botuese “Avangard”, Ruse.

Georgi Stardelovi i kushtoi vëmendje të veçantë përmbledhjes poetike Lexuesi i hirit (e botuar për herë të parë më 1970), të cilën e konsideron si arritjen më të lartë në poezinë maqedonase.

Jasmina Shopova, vajza, interpretuesja dhe përkthyesja e poetit, foli rreth pranisë së Shopovit nëpër rrjetet sociale YouTube, Facebook, Wikipedia si dhe e lajmëroi portalin online shumëgjuhësor Shtëpia lirike e Aco Shopovit, në të cilin ndodheni tani. I njejti u promovua një vit më vonë, më 8 tetor të 2014-tës.

Më shumë rreth ngjarjes mund të lexoni (në maqedonisht) në Time.mk

 

Fotografitë mund të merren dhe të publikohen me copyright të detyrueshëm:
© Aco Shopov – Poesis