This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English
Maj 2012, promovimi i përmbledhjes me poezi Dielli i zi të Aco Shopovit, në frengjisht, gjermanisht dhe spanjisht.
Më 3 maj të vitit 2012, Akademia e shkencave dhe arteve të Maqedonisë shënoi tridhjetë vjetorin e vdekjes së Aco Shopovit me promovimin e dy librave me titull Dielli i zi, të botuar në Luksenburg (në frenjisht dhe gjermanisht, Soleil Noir/Schwarze Sonne, PHI) dhe në Argjentinë (në spanjisht Sol Negro, Leviatán).
Të pranishmit i përshëndetën Vlado Kambovski dhe Luan Starova, kurse librat i promovuan drejtori i shtëpisë botuese PHI, Rolan Kaizeri, Katica Qulavkova dhe Risto Lazarovi.
“Edhe heshtja, edhe mosqenësia, edhe dielli i zi, dhe gjithçka tjetër që ka krijuar Aco Shopovi, janë shenja të paanashkalueshme të madhështisë poetike, shenja të pjekurisë të cilat vëretojnë se gjithçka që përpilohet dhe kryhet siç duhet, shndërrohet në kujtim, duke u bërë kështu një vlerë e vërtetë”, tha Risto Lazarovi. “Përballë etheve të kohërave të reja kur përpjekjet për t’i futur poetët e mëdhenj në harresë, edhe atë jo përmes kritikës ose përkthimit, por me një lehtësi të padurueshme të një arbitrazhi krejt iracional, nuk janë të rralla”. ( Tekstin e plotë në maqedonisht mund ta gjeni këtu.
Sofija Gogova dhe studentët e Fakultetit Filologjik në Shkup lexuan poezi të Aco Shopovit në maqedonisht, frengjisht, gjermanisht dhe spanjisht.
Fotogaleria e ngjarjes.
Fotografitë mund të merren dhe të publikohen nën copyright-in e detyrueshëm:
© Aco Sopov – Poesis