This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English Serbian Slovenian Croatian Bosnian Bulgarian Italian
Mirë se vini në Shtëpinë lirike të Aco Shopovit, gjegjësisht, në ueb-faqen shumëgjuhësore që ofron një panoramë të gjerë fjalësh dhe fotografish të jetës dhe veprës së poetit maqedonas.
Ideja për një muze të tillë virtual dhe dinamik (planin e të cilit mund ta gjeni këtu) lindi në vitin 2012 me botimin dygjuhësor frengjisht-gjermanisht të disa poezive të zgjedhura të tij nën titullin Soleil noir/Schwarze Sonne. Ky botim dygjuhësor solli si rrjedhojë miqësinë poetike mes Rolan Kajzerit dhe Jasmina Shopovës të cilët janë edhe iniciatorët e kësaj Shtëpie lirike. Rolan Kajzeri është drejtor i shtëpisë botuese PHI nga Luksenburgu ( kujdeset edhe për hartimin teknik të uebit), kurse Jasmina Shopova është vajza e poetit dhe njëherit edhe interpretuese dhe përkthyese e poezisë së tij (kujdeset edhe për përmbajtjen e uebit gjithashtu).
Aco Shopovi, i lindur në vitin 1923 në Shtip, është një ndër themeluesit e poezisë bashkëkohore maqedonase si dhe bën pjesë në rradhët e poetëve më eminentë të Evropës Juglindore të shekullit XX. Ai vdiq në Shkup në vitin 1982, pas një lëngimi disavjeçar. Kjo ueb-faqe është shtëpia e tij virtuale në hapsirat e së cilës vazhdon të jetojë vepra e tij.
Materiali i arkivor i botuar në Shtëpinë Lirike të Aco Shopovit vjen nga fondet personale të gruas Svetlana Shopova, djalit Vladimir Shopov (1948-2000) dhe “Fondit Aco Shopov” të Arkivit “Haralampie Polenakoviq të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM). Shfrytëzojmë rastin të faleminderojmë Akademinë që na mundësoi t’i digjitalizojmë dhe botojmë.
E faleminderojmë gjithashtu edhe Radiotelevizionin e Maqedonisë (RTM) i cili, për nevojat e kësaj ueb-faqeje, ka digjitalizuar një numër të madh të emisioneve kushtuar Aco Shopovit dhe në këtë mënyrë ka kontribuar në pasurimin e Videotekës së Shtëpisë lirike të tij.
I shprehim faleminderime edhe Bibliotekës kombëtare dhe universitare “Shën Kliment Ohridski” në Shkup, e cila na vuri në dispozicion një numër të madh botimesh që nuk botohen më e që tani mund t’i gjeni në Bibliotekën e Shtëpisë Lirike të Aco Shopovit.
Faleminderojmë edhe Ministrinë e Arsimit të Republikës së Maqedonisë e cila në vitin 2016 financoi shumicën e përkthimeve në gjuhën angleze dhe ruse të kësaj online-faqeje.
Shtëpia lirike e Aco Shopovit është promovuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, më 8 tetor të vitit 2014. Më shumë informacione rreth promovimit mund të gjeni këtu, si dhe në reportazhin e Neda Bakevskës për TV Telma. Reagime nëpër media: Daily.mk dhe Time.mk.