This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English Bulgarian
Aco Shopov: Razhdane na slovoto (Lindja e fjalës), përzgjodhi dhe përktheu Roman Kisjov. Avangard print, Ruse, 2013.
Bëhet fjalë për përkthimin dhe përmbledhjen e parë me poezi të Aco Shopovit në gjuhën bullgare, të botuar me rastin e kremtimit të nëntëdhjetë vjetorit të lindjes së tij (Shtip, 20.12.1923). Në promovimin e librit të mbajtur në Qendrën Informative Kulturore të Maqedonisë në Sofje, Roman Kisjovi nënvizoi: “Poezia e Aco Shopovit qëmoti është e njohur në Evropë dhe në botë. Është e përkthyer në gjuhët më të mëdha botërore dhe vazhdon të përkthehet… Por, në Bullgari, duke përjashtuar një rreth të ngushtë poetësh dhe specialistësh, mbeti e panjohur deri më sot. Deri diku, ky fakt nuk përbën ndonjë çudi të madhe duke pasur parasyshë që deri para pesëmbëdhjetë vjetësh letërsia maqedonase nuk ishte e njohur tek ne, as botohej, as folej për të… E njejta vlente edhe për letërsinë bashkëkohore bullgare në Republikën e Maqedonisë. Por, gjatë viteve të fundit kjo situatë ka filluar të ndryshojë. Filluan përpjekjet e para të shembjes së mureve që i kishte ndërtuar politika vite me radhë (të cilat edhe sot vazhdon t’i ndërtojë) me qëllim që të na ndajë. Pavarësisht gjithçkaje, fal poetëve, shkrimtarëve dhe botuesëve, nga të dy palët, u vulos procesi i njohjes së njëri-tjetrit dhe ky proces është tashmë i pakthyeshëm. Në Bullgari u botuan dhjetëra libra të autorëve maqedonas, kryesisht poetë (që i përkasin nivelit të lartë të poezisë bashkëkohore maqedonase). Kurse poezia e Aco Shopovit – një klasik i padiskutueshëm i poezisë maqedonase – disi në mënyrë të pashpjegueshme mbeti e panjohur për lexuesin bullgar” (lexoni tekstin e plotë)
Përmbajtjen e librit në bullgarisht mund ta gjeni këtu.
Më shumë të dhëna për promovimin e këtij libri në Sofje mund të gjeni këtu.