This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English Serbian Croatian Bosnian Bulgarian Polish Hungarian

Lindja e fjalës

Nyje mbi nyje.
Gur mbi gur.
Pyll gurësh
akullimë.
Nyje mbi nyje.
Gur mbi gur,
prej guri edhe ne të dy.
Nata tymon.
Fjala shkëputet nga errësira.
Qymyr i kaltër i digjet në bark.
Oh ti që ekziston ngaqë nuk ekziston
qiellin e përkund,
tokën e rrotullon.
Oh ti që ekziston ngaqë nuk ekziston
qiellin e përkund,
tokën e rrotullon.
Oh ti që ekziston ngaqë nuk ekziston
nën gurët e kalldrëmit toka rënkon.
E trandur nga vdekjet e veta vjen
fjala që krejt tëmthat e kokës i plas.
Nyje mbi nyje.
Gur mbi gur.
Varrin vetes ia gërmoj me vese.
Më hap
Моj e mallkuar,
ti kështjellë e gurtë,
të digjem në thëngjillin e fjalës,
të shkrihem.

Aco Shopov, Mosqenësia, 1963
Përkthyer nga Saranda Mehmedi, 2021
Poezia për herë të parë është botuar në Sovremenost , XIII, nr. 4, 1963.