This post is also available in: Macedonian French Spanish Russian Slovenian Bulgarian
E kërkoj zërin tim
E kërkoj zërin tim në heshtjen e egër të detit
ai ngurtësohet.
Në shkretëtirën e verdhë të vjeshtës e kërkoj,
ajo gjelbërohet.
Duart e mia nuk janë të miat
(duart e mia janë gishtërinj të hënës).
Sytë e mi nuk janë të mitë
(sytë e mi, sy për largësitë).
Fjala ime është nofull e fortë e kohës
që mbin nëpër arë me dhëmbët e farës.
Aco Shopov, Shkrihu me heshtjen (Слеј се со тишината), 1955
Përkthyer nga Saranda Mehmedi, 2021