This post is also available in: Macedonian French Spanish English Serbian Croatian Bosnian

Lutja e pestë e trupit tim

Njëmend do ta përshkosh këtë trup, këto lartësi marramendëse
erë e heshtjes, flutur e ëndrrës që lëngon.
Ku më tej brenda meje? Ndal, ti që s’lodhesh asnjëherë
pusho mbi këtë gur, këtë shkëmb sterrë, mbi këtë trokë.

Njëmend do të dalësh nga ky trup, nga kjo vorbull e errët
valltare e ujërave të nëndheshme, e të gjithë ujërave xanxare.
Veç ti je këtu si banore e vjetër
dhe mbi këtë trup që ta dha jetën gjithë mllef hedh valle.

Kemi ngecur në një vallëzim, në një rreth,
dhe të shtyrë nga një baticë e vrenjtur dhe e rreme
gjithë jetën udhëtojmë drejt njëri-tjetrit
dhe gjithë ç’ka secili e fsheh në vetvete.

Aco ShopovMosqenësia, 1963
Përkthyer nga Saranda Mehmedi, 2021