This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English Serbian

Lutja e fundit e trupit tim

E zezë është puhiza jote, kurse nata e bardhë
dhe çdo dell i tendosur deri në pjekuri.
Në këtë shëtitore trupash ndalu si shpatë
para se të shembesh verbërisht nga lumja bardhësi.

Po edhe atëherë vallëzimi prapë do të vazhdojë
me fshehtësinë e njejtë e me të njejtën çiltërsi.
Dhe ata barëra që me errësirë do të të mbulojnë
në zjarrin e etjes tënde do të bëhen shkrumb e hi.

Aco ShopovMosqenësia, 1963
Përkthyer nga Saranda Mehmedi, 2021