This post is also available in: Macedonian French Spanish Russian English Serbian Croatian Bosnian
Lutja e dhjetë e trupit tim
Ja vendi, bukuria e zënë rob,
vdekja përrallore e kaltër dhe e bardhë,
e kaltër dhe e bardhë në sytë e erës,
ja trupi bredharak dhe i prapë.
Ja vendi, bukuria e ndrojtur,
përballë gjithë të tashmeve dhe gjithë kohërave të lashta,
përballë trazimit tënd të errët e të moçëm –
atyre përpjetave të papërshkueshme.
Ti po rri këtu fshehurazi dhe pa bërë zë
mbi këtë vorbull të panjohur e të shterur.
Bëju pra pranverë gurgulluese dhe shëruese
sikur të ishe për të edhe sundimtare edhe banore.
Dhe pa mos pyetur me kërshëri parake
në është rob besnik i të vërtetave,
hyr heshturazi dhe pa u vënë re,
hyr me mençurinë e të gjitha viteve.
Aco Shopov, Mosqenësia, 1963
Përkthyer nga Saranda Mehmedi, 2021