This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English

Aco Shopov : Lexuesi i hirit, Shkup, Makedonska kniga, 1970 (botim i përsëritur: 2013)

Гледач во пепелта - прво издание

Aco Shopov: Lexuesi i hirit, 1970. Klikoni për të shkuar të përmbajtja.

Aco Shopovi në asnjë prej përmbledhjeve të tij me poezi nuk ka treguar kësisoj serioziteti intelektual siç ka bërë me përmbledhjen e tij më të re poetike, si dhe poezia e tij kurrë më parë  nuk ka arritur një strukturë estetike kaq koherente sa poezitë e përmbledhjes Lexuesi i hirit“, thekson Georgi Stardelovi, në parathënien e botimit të parë të librit.

Sipas këtij kritiku letrar, Lexuesi i hirit është “libër i cili jo vetëm që depërton në dimensionet më të thella të brendësisë sonë, por në këtë mënyrë, fare hapur, e ballafaqon njeriun me vetveten, me ferrin brenda tij dhe me ato të vërteta dhe fakte që janë më jetëgjata se vetë njeriu, por gjithashtu është libër që i hulumton themelet prasubstanciale të po kësaj bote që frymon në kulmin mes kataklizmës së të nesërmes dhe mirëqenies materiale e shpirtërore të së nesërmes, mes mosqenies dhe poqenies”.

Sipas këndvështrimit të tij, Drashko Regjepi, do të thotë: “Ajo melodi e lashtë e rrugës së përgjakshme të qenies njerëzore, që Shopovit, në mënyrë shumë delikate, ‘ia pat kapur veshi’ kaherë, ajo orbitë e gjakut të zi, tani, në fushën e këtij libri shpërthen me gjithë shkëlqimin e saj duke vendosur një vazhdimësi në raport me fjalën e vete. Në këtë përmbledhje, të hollë sipas përmasave, por të rëndësishme si rezultat, para nesh shfaqet një prej pikave të njohura të të gjithë lirikës së Aco Shopovit. Bëhet fjalë, kuptohet, për “Grozomor”-in e tij, poezinë e jashtëzakonshme që buron nga thellësitë e shpirtit, e frymëzuar nga kataklizma e vitit 1963, nga kataklizma e tërmetit të Shkupit, dhe krejtësisht alergjike ndaj përshkrimeve, të cilat pikërisht në lidhje me këtë ngjarje të llahtarshme, shumë shpesh imponoheshin në sferën e lirikës dhe artit tonë në përgjithësi.”

Në bisedën me Aldo Klimanin ( “Fjala ime është nofull e fortë e kohës“, 1976 -në maqedonisht ), vetë Shopovi deklaron se: “Me Mosqenësinë (1963) dhe Lexuesin e hirit fillon një fazë e re e zhvillimit tim poetik, në të cilën bëhet përpjekje, jo vetëm të lexohet ‘libri i jetës’ (…), por ai libër edhe të mbështillet me një gjuhë pak më ndryshe”.

Më shumë informacione rreth librit, në maqedonisht.