This post is also available in: Macedonian French Spanish Russian English Serbian
Lutja e shtatë e trupit tim
Kërcënimin tënd lutës, dinakërinë tënde të butë
dhe të gjitha mashtrimet e tua të ëmbla i di.
Vallë ky vallëzim sot t’më ketë rënduar aq shumë
sa edhe unë para teje gjer në dhimbje po zhvishem tani?
Ti e di – në këtë vend s’ka asnjë gjurmë,
nuk kalon as grabitqarë as ndonjë përbindësh.
Ji bujare, e mëshirshme dhe e ëmbël shumë
me këtë trup që po vdes ngadalë nga kjo pritje.
Ky trup i ngjan një lugine të thatë tepër të etur,
të shkrumbuar nga dielli, nga vapa të çarë.
Ky trup ngulmues dhe i uritur është si tokë shterpë.
Bëju lehonë, ngjize tani prapë.
Aco Shopov, Mosqenësia, 1963
Përkthyer nga Saranda Mehmedi, 2021