This post is also available in: Macedonian French Spanish English Serbian Croatian Bosnian

Lutja e katërt e trupit tim

Ja tek je, e shtrirë përmbi këtë trup, si krah i qetë
ti – aq urtësisht – aq ftohtësisht bujare,
pa dua të lutem për atë që ka kaluar kaherë,
se e ardhmja në të gjithë zemrat është plot hare.

Тhuri ato drita, atë djegie të bardhë,
ato rrufe që në  errësirë flenë,
mbështille me to sot këtë trup krenar e të drejtë,
s’ka rëndësi se si – si kamzhik apo si dredhkë.

Thuri në një vrajë gjigande, ngurosi në një lutje,
ma jep, ma jep atë dritë ta pi me makth,
sepse gjithçka që errësohet në timen Dje
unë si Të nesërme të shndritshme brenda meje e fsheh.

Aco ShopovMosqenësia, 1963
Përkthyer nga Saranda Mehmedi, 2021