This post is also available in: Macedonian French English

Aco Shopov: Hekurudha e rinisë (Пруга на младоста), Shkup, 1946

Пруга на младоста, 1946

Hekurudha e rinisë, 1946. Klikoni për të shkuar të përmbajtja.

Hekurudha e rinisë [Aco Shopov dhe Slavko Janevski, Shkup, Bordi Kryesor i Rinisë Popullore të Maqedonisë, 1946] është vepër heroike – vepër e denjë për t’i thurur këngë, shkruan Nikolla Minçevi, ministri i parë i arsimit në Qeverinë e  Republikës Popullore të Maqedonisë (1945-1948), në parathënien e kësaj përmbledhjeje poetike të dy të rinjve që morën pjesë në ndërtimin e hekurudhës dhe si rrjedhojë e shkruan sëbashku këtë përmbledhje. “Padyshim që këto poezi kanë për të qenë veç një pjesë e asaj që duhet të shkruhet, të pikturohet dhe të trajtësohet artistikisht për gjithë këtë gjë të madhe dhe të re që po lind në ditët tona.”

I të njejtit mendimi është edhe Dimitar Mitrevi, i cili librin e interpreton edhe nga aspekti i kritikut letrar. “Me daljen në dritë të kësaj përmbledhjeje, Slavko Janevski dhe Aco Shopovi dalin në pah si poetë që ecin në hap me kohën në të cilën jetojnë”, thotë ai në revistën Nov den, në vitin e largët 1946, “dhe i kapërcejnë kufijtë e ngushtë të veprimtarisë sonë maqedonase”. Por pena e mprehtë e Mitrevit nuk mjaftohet me komplimente: “Në të vërtetë, poezitë e tyre, shqyrtuar si krijime artistike, nuk përfaqësojnë ndonjë hap të veçantë përpara”, shton ai.

Të frymëzuara nga përvoja individuale në ndërtimin e hekurudhës së parë të rinisë në Jugosllavi pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Braçko-Banoviq, poezitë e kësaj përmbledhjeje janë të ndara në dy cikle: “Rini e zjarrtë” nga Slavko Janevski dhe “Për hekurudhën tonë” nga Aco Shopovi.