This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English

Simpozium ndërkombëtar “Sengori në liri të plotë”

Më 20 mars të vitit 2006 (Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë), u mbajt simpoziumi ndërkombëtar kushtuar Leopold Sedar Sengorit, në kuadër të manifestimit të “Vitit Sengor” në Maqedoni. Simpoziumin e organizoi prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar pranë universitetit “Shën Kirli dhe Metodi” në Shkup, Lubica Shuturkova.

Hapjen e këtij simpoziumi e bënë: rektori Georgi Martinovski, ministja e punëve të jashtme Ilinka Mitreva, drejtori i Këshillit të Lartë të Frankofonisë Kristijan Valanten dhe kryetarja e komitetit nacional për shënimin e “Vitit Sengor” në Maqedoni Jasmina Shopova.

Pjesëmarrës nga jashtë: Jean-Michel Djian, Xavier Garnier, Bernard Mouralis, Aloyse Ndiaye, Hamidou Sall.

Pjesëmarrës nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”: Katica Qulavkova, Lidija Kapusevska, Vladimir Martinovski, Slavica Srbinovska, Luan Starova, Lilijana Todorova, Vlada Urošević.

Të pranishëm ishin poashtu 60 studentë, profesorë dhe figura publike, mes të cilëve edhe presidenti Kiro Gligorov.

video_50 “Viti Sengor” në Maqedoni, video në maqedonisht

Fotogaleria e ngjarjes

Fotografitë mund të merren dhe të publikohen me copyright të detyrueshëm:
© Aco Šopov – Poesis