This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English
Izet Sarajliq, Bosnjë dhe Hercegovinë
Izet Sarajliq (Doboj,1930 – Sarajevë,2002), njëri ndër poetët më të njohur boshnjakë, ishte mik i ngushtë i Aco Shopovit, i cili përktheu në maqedonisht përzgjdhje të poezisë së tij (Poezi/ Izet Sarajliq. Shkup: Koço Racin, 1965). Kur në vitin 1967 Aco Shopov u zgjodh si një ndër anëtarët themelues të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), Sarajliqi e uroi me një elegji nostalgjiko-humoristike në prozë si dhe me një poezi të shkurtër me titull të gjatë: “Elegji nderi nga Izet Sarajliq, ish kryeredakori i revistës Zivot, kushtuar Aco Shopovit, ish kryeredaktorit të revistës Idnina, me rastin e zgjedhjes si anëtarë i Akademisë (të publikuara në fund të këtij teksti).
Më vonë, edhe Izet Sarajliqi u zgjodh anëtar i Akademisë së Bosnjës dhe Heregovinës. Ai, pothuajse gjithë jetën e tij e kaloi si botues në shtëpinë botuese “Veselin Mislesha” dhe si profesor në fakultetin filologjik në Sarajevë.
Në vitin 1965 Shopovi boton një përmbledhje nga krijimtaria e Izet Sarajliqit nën titullin Poezi, në shtëpinë botuese “Koço Racin”, 1965. faq. 56.
Elegji nderi nga Izet Sarajliq, ish kryeredaktori i revistës Zhivot, kushtuar Aco Shopovit, ish kryeredaktorit të revistës Idnina, me rastin e zgjedhjes si anëtarë i Akademisë
Miku im u bë akademik!
Kjo i bie diçka e ngjajshme si i ndjeri Zhan Kokto
për Francën.
Tani e tutje, kur do të shkojë në Paris
mikut tim
nuk do t’i lejohet të shkojë në pyllin
e Bulonjës
e as në bistro-të e Montemartrit.
Në vend që të ulet në mejahne
Do të udhëheqë presidium.
Madje nuk do t’i lejohet
të shkruaj
asnjë varg të keq.
Po atëherë, për çfarë ta përgëzoj?