This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English Bulgarian

Roman Kisjov, Bullgari

Roman Kisjov është poet dhe piktor bullgar, i lindur në vitin 1962 në Kazanlak, Bullgari. Është autor i pesë përbledhjeve me poezi dhe poezitë e tij janë botuar në pothuajse të gjitha botimet letrare bullgare dhe në antologji të poezisë në Bullgari, Maqedoni, Kroaci, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Romani dhe Indi. Në maqedonisht ka botuar përmbledhjen Slovoto Pastir (Fjala Bari) në vitin 2010, të përkthyer nga Eftim Kletnikov dhe të botuar nga Makavej, si dhe në vitin 2016 ka dalë ne qarkullim libri elektornik Jajca od feniks (Vezë feniksi) me përkthim të Ivan Shopovit, botim i shtëpisë botuese Templum.

Si piktor, ka prezentuar ekspozita vetjake në Berlin, Vjenë, Shkup dhe Sofje, si dhe ka marrë pjesë edhe në një numër të madh ekspozitash kolektive dhe kolonish ndërkombëtare të artit në Bullgari, Greqi, SHBA, Itali dhe Maqedoni. Ka ilustruar shumë libra nga poetë botërorë.

Roman Kisjovi është autor i përmbledhjes së parë poetike të Aco Shopovit në gjuhën bullgare, të botuar nën titullin Razhdane na slovoto (Lindja e fjalës), Avangard print, Ruse, 2013. Ai përveç përzgjdhjeve të poezive dhe përkthimit të tyre në bullgarisht (përkthimi i parë i Shopovit në bullgarisht), gjithashtu ka realizuar edhe konceptimin grafik dhe ilustrimet e librit.

Lexoni librin Vezë feniksi në maqedonisht.

Klikoni tek pikturat për t’i parë në format më të madh. ©Roman Kisjov