This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English Slovenian Croatian Bosnian

Ina Jun-Broda (Austri-Kroaci)

Ina Jun Broda, Aco Shopov (majtas) dhe Georgi Stardelov.

Ina Jun Broda, Aco Shopov (majtas) dhe Georgi Stardelov.

2012 Soleil noir bilingue

Ina Jun-Broda (Pseudonim i Jana Joan, Giula Weiner), poete dhe përkthyese austro-kroate (Zagreb, 18.4.1899- Vienë, 16.08.1983).

Kah fundi i viteve shtatëdhjetë të shekullit XX, përkthen në gjermanisht një vëllim të rëndësishëm të poezisë së Aco Shopovit. Për arsye shëndetsore nuk do të mund ta botojë dhe poezitë do të mbesin në shtëpinë e Shopovit për shumë vite, derisa një numër i madh i tyre do të botohet në një botim dygjuhësor gjermanisht-frengjisht Dielli i zi. (Soleil noir – Schwarze Sonn, Edition PHI, Luksenburg, 2012.)

ina-jun-broda-beschwingter-steinE diplomuar në konzervatorin e Zagrebit, Ina Jun-Broda i përkiste krahut të majtë politik. Në vitin 1943, gjatë Luftës së Dytë Botërore, bashkohet dhe lufton me partizanët e organizatës anti-naziste “maki” (maquis). Shumica e veprave të saj janë një reflektim mbi përvojat në luftë. Përmbledhja  me poezi Poeti në barbarizëm (Der Dichter in der Barbarei, 1950) përmban vargje të ndjera dhe njëkohësisht të fuqishme, të frymëzuara nga jeta gjatë dhe pas pushtimit nazist. Në vitin 1958 përkthen dhe boton antologjinë e poetëve partizanë jugosllavë Toka e zezë (Die schwarze Erde).

Pas luftës ka punuar në Kombet e Bashkuara në Zagreb. Nga vitin 1947, jetën e kalon mes Zagrebit dhe Vjenës, duke iu përkushtuar kryesisht përkthimit të autorëve jugosllavë në gjermanisht, veçanërisht përkthimit të poetëve Mirosllav Kërlezha dhe Aco Shopov. Ka përkthyer gjithashtu edhe poetë bullgarë, italianë, polakë dhe çekë.

Është autore e përmbledhjes së parë në serbokroatisht të poezive të Bertolt Brehtit, Pjesme, në vitin 1961.

Në vitin 1976, boton antologjinë e poezisë jugosllave me titull Beschwinter Stein (Wien; München: Jugend und Volk, 139 p.)