This post is also available in: Macedonian French German English Serbian Croatian Bosnian

Trishtimi i bardhë i burimit

Ika këngë e vjetër, këngë e çiltër,
ika pa vajtuar.
Për hir të trishtimit të bardhë të burimit ika
për dashurinë e përkohshme të lumenjve
për një grusht qiell – prej thëngjillit kaltëruar,
për skajet e paarritshme, për më të largëtat skaje.

Ika këngë e vjetër, këngë e çiltër,
ika pa vajtuar.
Kurse tash në pragun e mëngjesit
një pasiguri e rëndë rri kruspull
dhe përsërit prore të njejtën pyetje:
A ia vlen ajo që mendon se ia vlen?

Sepse e di –
gjithçka ka për të heshtur kur të vijë vjeshta,
edhe lumenjtë kanë për të gjetur dashuri të paqta
kur të takohen me detrat e veta
edhe qielli ka për t’u pjekur pllenuar nga kënga
e drithërave, ullinjve, vreshtave,
veç trishtimi i bardhë i burimit
ka për të mbetur i njejtë, i pandryshuar
si mall i përjetshëm për viset e largëta.

Aco Shopov, Era sjell kohë të bukur (Ветрот носи убаво време), 1957
Përkthyer nga Saranda Mehmedi, 2021