This post is also available in: Macedonian French Spanish Russian Serbian Slovenian Croatian Bosnian Bulgarian Hungarian

Pulëbardhës që sillet rreth kokës sime

Pulëbardha ime,
mos u ul mbi sytë e mi.
te këto brigje të shqyera s’ka asnjë stom.

Zhytu në çdo thellësi,
fluturo mbi çdo lartësi
dhe lërmë të marrë pak dritë nga ty
Pulëbardha ime, unë s’kam më sy.

Mos u ul mbi zemrën time!
Pulëbardha ime, zemra s’është e imja:
përshko çdo vend të pashkelur ndonjëherë,
kalo përkrah gjithë të gjallëve,të rënëve, të panjohurve.

Vështroji gjithë të vetmuarit, të braktisurit,
dhe gjithë majat e akullta e livadhet plot blerim,
dhe dëgjo-
teksa krahu yt mbi to lakohet qetësisht
se si zemra ime brenda tyre rreh gjithë gulçim!

Pulëbardha ime fluturimin mos e ndal,
kthehu në tufën tënde prapë.
Një varkëz e ndëshkuar, unë jam
të përplasem me të panjohurën orë e çast.

Aco Shopov, Shkrihu me heshtjen (Слеј се со тишината), 1955
Përktheu Saranda Mehmedi, 2021

Dëgjojeni poezinë në origjinal (në maqedonisht)

Interpretime muzikore

Starowski
(në anglisht)

Ivana Zdravkova

Blagoj Nacoski
(LIVE Tokyo, 14.03.2017)