This post is also available in: Macedonian Russian Slovenian

Nesër

Po, gjithçka kaloi tashmë dhe u sos përnjëherë.
Gjithçka sot u fik si rrufeja në errësirë.
E tash jam det ku buburit një vend i shkretë
dhe lot jam veç në ninëz i ngrirë.

Ndoshta për dhimbjen duhet zemër tjetër
dhe trishtimi qoftë dritëz e hënës,
ndoshta kurrë s’kam për ta  gjetur vetveten
ndoshta…. Por shkrihu, shkrihu me heshtjen.

Dhe  nesër kur harrimi t’më ketë marrë me vete
dhe lartësive mbi ne njëqind diej të shndrijnë njëherësh –
në sytë e mi do të bjerë veç një rreze,
një rrymë e gjallë dhe frymë e së vërtetës.

Aco Shopov, Shkrihu me heshtjen (Слеј се со тишината), 1955
Përktheu Saranda Mehmedi, 2021