This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English Serbian Croatian Bosnian Bulgarian Czech

Pikturë e Kiril Efremovit (viti 1974) frymëzuar prej poezisë së Aco Shopovit “Lutja e tretë e trupit tim”

Lutja e tretë e trupit tim

Çfarë je: vajzë, grua, nënë? Ç’je
ti që bën roje para këtij tempulli ku me heshtje shërohet
im trup që në lutje gjunjëzohet.
Dritë apo terr ardhja jote i sjell.
Çfarë je: vajzë, grua, nënë, çfarë je?

Çfarë je ti që po rri ashtu me paqe të errët
para këtij trupi zëri i të cilit me ulërimë e përndjek
erën që nën strehët e  fshehta të qiellit bredh,
zëri i të cilit është etje dhe ulërimë e ulërimës së dheut.
Çfarë je ti që po rri ashtu me paqe të errët?

Çfarë je ti: vajzë, nënë, grua
ti – e ngurosura para hyrjes së këtij tempulli
me emër të fuqishëm:  NGADHËNJIM,
e këtë trup e blatove me madhështi.
Vajzë, nënë, grua çfarë je ti?

 

Aco Shopov, Mosqenësi, 1963
Përkthyer nga Saranda Mehmedi, 2021
Poezia është botuar në gjuhën serbo-kroate ne Antologjinë e poezisë së pasluftës të Dimitar Mitrevit, në vitin 1960.