This post is also available in: Macedonian French Russian English Serbian

Iluzion

Natë. Nëpër natë ca  luspa hëne ndrijnë.
Pa zë nga mali lëshohet një largësi.

I vetëm, nëpër natë arrita gjer në mal
Një mundim i kapërcyer, një botë e tërë e lënë pas.

Shih, diçka nëpër degë pëshpërit heshturazi:
Gjithçka ia kishte ënda të di, s’është më mister tani.

Dhe këtu, nën mal, në këtë rrafshirë
Largësia frymon më të prekshme afërsi.

Çast… dhe gjithçka zhduket. Ëndërr dhe rrugë. Largësi.
I vetëm jam. Mbi shteg ca  luspa hëne ndrijnë.

Aco Shopov, Era sjell kohë të bukur (Ветрот носи убаво време), 1957
Përkthyer nga Saranda Mehmedi, 2021
Në përbledhjen me poezi të zgjedhura, të titulluar Vjersha, të vitit 1963, autori këtë poezi e boton nën titullin “Largësi”