This post is also available in: Macedonian French Russian English Serbian Croatian Bosnian Bulgarian
Era sjell kohë të bukur
Era sjell kohë të bukur.
Tërbohet, oshtin brenda nesh.
Era mbart kohë të bukur.
E bukura është e bukur dhe kalon.
Mbetet trishtimi.
Ndonjëherë ai na rrëmben ngadalë,
zë vend në sytë tanë,
dhe i shtresuar dendësisht shikimin na e errëson.
Atëherë diçka tmerrësisht e rëndë dhe e dhimbshme,
Diçka e madhe dhe e jona, e pakapshme për të tjerët
Na mundon.
Por disa herë trishtimi na mbërthen si plep i hirtë,
Si mjegullinë mbi gurgullimën e lumit
pranë të cilit të nemitur dhe të zhytur në mendime rrimë.
Atëherë çdo gjë ngjan si përrallë
dhe themi: si ka mundesi të jetë kaq e bukur gjithçka.
Era tërbohet dhe oshtin.
Era sjell kohë të bukur.
Aco Shopov, Era sjell kohë të bukur (Ветрот носи убаво време), 1957
Përkthyer nga Saranda Mehmedi, 2021
Origjinali në maqedonisht u botua fillimisht në revistën letrare Sovremenost, VII, 8, 1957
Dëgjoјeni poezinë në origjinal