This post is also available in: Macedonian French Spanish Russian English Serbian Croatian Bosnian Bulgarian Polish Arabic
Duhet të jemi më të mirë
Duhet të jemi më të mirë
Duhet të jemi më të mirë
Më të mirë se zemra e kuqe e bukës
prej së cilës gjithë dhoma na erëmon
Diell, Tokë dhe Uri.
Duhet të jemi më të mirë
Duhet të jemi më të mirë
Më të mirë se buzët e bardha të burimeve
të cilat, teksa puthin gjunjët e tu
pëshpërisin për të gjitha luginat e thara
dhe gjithë fytet që ëndërrojnë verë.
Duhet të jemi më të mirë
Duhet të jemi më të mirë
Më të mirë për hir të atij fëmije
që ruajnë të nesërmet e tua
dhe ylberi i zemrës sate.
Për hir të atij njeriu shpirtmirë
i cili teksa të shikon me “Mirëdita”
qetësisht e merr vaktin e tij.
Duhet të jemi më të mirë
Duhet të jemi më të mirë
Më të mirë se zemra e kuqe e bukës
Më të mirë se buzët e bardha të burimeve
Për ne
Për ne
Për njerëzoren “Mirëdita”
Për atë fëmijë të pafajshëm
që ruajnë të nesërmet e tua
dhe ylberi i zemrës sate.
Aco Shopov, Era sjell kohë të bukur (Ветрот носи убаво време), 1957
Përkthyer nga Saranda Mehmedi, 2021
Poezia për herë të parë është botuar në revistën Horizont, 16.9 1956