This post is also available in: Macedonian
Aco Shopov: Me duart tona (Со наши раце), 1950
“Lirikë sociale e llojit rrëfimtar” – me këto fjalë e përkufizon këtë vëllim me poezi kritiku letrar Georgi Stardelov (1939-2021) dhe e konsideron si “një lloj përmbledhjeje” të krijimtarisë letrare që ka përshkuar Aco Shopovi nga viti 1945 deri në vitin 1950.
Në secilën prej njëmbëdhjetë poezive, mes të cilave figuron edhe poezia “Sytë”, e botuar për herë të parë në një libër (paraprakisht ka qenë e botuar në revistën Nov Den, nr. 1-2, 1946), “ndjehet debutimi i lirikut të madh të ardhshëm”, “edhe pse ende nuk ka ndonjë kthesë radikale për sa i përket temës poetike dhe frymëzimit”, thekson Stardelovi.