This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English

Aco Shopov: Kënga e gruas së zezë. Shkup, Misla, 1976

Ацо Шопов: Песна на црната жена, 1976. Пристап кон сите песни од збирката

Aco Shopov: Kënga e gruas së zezë, 1976. Klikoni për të shkuar të përmbajtja.

Kënga e gruas së zezë është një përmbledhje me poezi e frymëzuar nga qëndrimi i Aco Shopovit në Senegal (1971-1975). Pikërisht me këtë përmbledhje ai fitoi edhe çmimin “Vllezërit Miladinovci”, në Mbrëmjet Strugane të Poezisë në vitin 1976.

“Në këtë libër, ashtu si edhe në librat paraprak, Aco Shopovi ka treguar se poezia është një mundësi e madhe njerëzore, sepse në të mendimi njerëzor arrin të depërtojë fuqishëm në të renë dhe përmes saj njeriu frymon vazhdimisht në të ardhmen e tij”, shkruan Milivoje Markoviqi. “Ky libër portretizon një prej cilësive më të mëdha të poezisë së tij dhe e vërteton pasurinë e madhe poetike të tij. Në këtë libër ai tregoi se fjala poetike është themeli i ekzistencës së tij, se  aty jeton më intensivisht se kudo tjetër. Duke kaluar nëpër sprova të reja, ai lajmëron rininë e re të poezisë së tij.”

Ekzotizmi te Shopovi nuk do të thotë gjurmim i “një ngjyrimi lokal”, e as që përfaqëson ndonjë formë të eskapizmit (…) në përmbledhjen Kënga e gruas së zezë (ai) është fryt i një aventure të njëmendtë shpirtërore, rezultat i një gjendjeje konkrete ku është ndodhur poeti një një çast të jetës së tij (…) Kështu, nën qiellin afrikan të lulimit të flabnoajanëve, në jehonën mistike të tam-tamit, në vallëzimin e gruas së zezë (…), në mahnitjen njerëzore përpara pafundësisë së oqeanit në të cilin dikur patën lundruar galerat me skllevër, në drurin e lashtë afrikan në kërcellin e të cilit “të varrosur pingul, prehen të vdekurit”…, Shopovi e ndjen frymëmarrjen e Maqedonisë së tij”, shkruan Lidia Kapushevska-Drakulevska.

“Duke futur në poezi një nënqiell të ri dhe leksema të reja, Shopovi e zgjeron jo vetëm fushën tematike të poezisë së tij, por edhe simbolikën e saj. Bota e poezisë tani mbushet me mosqenësi të reja, me legjenda të reja”, shkruan Izet Muratospahiqi.

“Ekzotika në librin tim Kënga e gruas së zezë është dhënë veç si një bazë në të cilën ndodhin drama të rënda njerëzore dhe bëhet përpjekje për të depërtuar në skutat më të thella dhe më të fshehta të qenies njerëzore”, shpjegon Aco Shopovi në një bisedë me Aldo Klimanin (në vitin 1976).

Më shumë rreth librit, në maqedonisht.