This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English
Ацо Шопов: Era sjell kohë të bukur, 1957
“Era sjell kohë të bukur, përmbledhja poetike më e re e Aco Shopovit, duke mos synuar të jetë emocionale, ajo megjithatë është e tillë në çdo varg; duke mos pretenduar të jetë filozofike, ajo megjithatë përmban plot grimca filozofie në vetvete, një filozofi që mbart një nënqeshje melankolike të një poeti – një humor të pazakontë dhe disi të errët, krejt të panjohur për poezinë tonë”, shkruan Slavko Janevski në faqen e parë menjëherë pas kopertinës së këtij libri, përpara se ta përmbyllë me fjalët: “Poezia në këtë përmbledhje tregon gjithçka që ka pasur për qëllim të tregojë, kurse secila poezi veç e veç ka një tërësi jashtëzakonisht të qartë në kuptimin e saj, edhe atëherë kur është e mbushur përplot me metafora dhe figura poetike, me një simbolikë që i gjallëron të gjitha shqisat e lexuesit”.
Për sa u përket aspekteve të tjera që lidhen me risitë që i sjellë ky libër poezisë maqedonase flet edhe Georgi Stardelovi në fjalimin gjatë promovimit të librit në vitin 1957: “Sonte do të njihemi me një, do të thoja, fenomen shumë të vetmuar poetik në letërsinë tonë, me fenomenin Aco Shopov. Kur them fenomen i vetmuar poetik, kam ndërmend fjalën: rrallësi, sepse është rrallësi ontologjike në letërsinë bashkëkohore maqedonase të njihet dhe ndjehet përkushtimi i poetit ndaj vetvetes, të ndjehet kufiri i botës poetike dhe të mund të konstatohet se: në këtë dhe këtë kufi frymon ky dhe ky poet, këtu është mbretëria e tij poetike, këtu ai e ka rrënjosur qenien e tij poetike dhe veç këtu mund të frymojë – asesi poshtë-lart apo në çfarëdolloj vendi tjetër. Ky kufizim brenda një sfere të caktuar jetësore, që sipas meje ka rëndësi thelbësore, në letërsinë tonë bashkëkohore deri vonë merrej si verbëri poetike, si shkurtëpamësi botëkuptimore poetike”.
Më shumë informacione rreth librit mund, në maqedonisht.