This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English

Aco Shopov: Jus-universum, Shkup, Misla, 1968

Ацо Шопов, Јус-универзум, 1968

Aco Shopov: Jus-universum, 1968. Klikoni për të shkuar të përmbajtja.

“Satira paraqet një kundërshtim të mirëfilltë të konformizmit dhe letërisisë konformiste, ‘të rrezikshme’ dhe të asaj copë toke të ‘rrëshqitshme’, është një prishje e ‘rendit’ dhe ‘paqes’. Nga të gjitha rreziqet e mundshme artistike ajo është rreziku më i madh”, thotë Aco Shopovi në një intervistë me rastin e botimit të kësaj përmbledhjeje të vetme me poezi satirike të tij, që përmban 22 poezi, të botuara paraprakisht në revistën satirike  mujore Osten, nga shtatori i vitit 1966 e deri në tetor të 1967-tës.

Jus-uniersum-i është njëherit edhe libri i parë me poezi satirike i shkruar në gjuhën maqedonase. Arsyet e mungesës së një zhanri të tillë në letërsinë maqedonase Shopovi i kërkon tek “rehatia jonë e pashembullt, në dhjamin e rrasur të rehatisë dhe pandjeshmërisë sonë kur bëhet fjalë për të tjerët, në stërndjeshmërinë kur jemi ne vetë në pyetje dhe në mungesën e gatishmërisë për të parë veten në sy në pasqyrën e shtrembër, për ta përqeshur veten dhe manitë tona personale e shoqërore”.

“Mprehtësisht i pakompromis, etikisht dhe poetikisht i rafinuar, Aco Shopovi, godet anën e zvetënuar të karakterit njerëzor”, shkruan Miodrag Drugovaci në vitin 1969. Çerekshekulli më vonë, Vasil Tocinovski thekson aktualitetin e këtij libërthi: “Teksa e lexon sot, vërtetësia e gjithë vargjeve të godet shpirtin. Sikur të mos janë lexuar ndonjëherë më parë dhe të mos jetë nxjerrë asnjëherë  një mësim nga urtësia e tyre. Edhe atë, nuk përjetohet sikur me qenë një lektyrë për të kaluarën tonë të afërt, por si ajo që po ndodh realisht në momentin që po lexojmë”.

Më shumë informacione rreth librit, në maqedonisht.


Hidhuni një sy dorëshkrimeve origjinale.