This post is also available in: Macedonian French Spanish German Russian English

Aco Shopov: Mosqenësia, Shkup, Koço Racin, 1963

Ацо Шопов, Небиднина, прво издание, 1963

Aco Shopov, Mosqenësia, botimi i parë, 1963. Klikoni për të shkuar të përmbajtja.

“Përmbledhja ime më e re me poezi që tashmë e kam bërë gati për botim mban titullin Mosqenësia. Në përkthim, përafërsisht domethënë diçka që është e pamundur, diçka që s’ka për tu realizuar”, shprehet Aco Shopovi në emisionin televiziv “Panorama” (16.01.1962). Me këtë titull, spjegon Shopovi, “desha të shpreh paradoksin se: poezinë, sado që ta kuptojmë dhe ta krijojmë si diçka thelbësore, si diçka më tepër se ajo që zakonisht nënkuptojmë me termin jetë dhe manifestimet e tij të ndryshme, megjithatë, edhe në llojin e tij më të përsosur, edhe në synimet e tij më të larta, nuk është në gjendje t’i përmbajë gjithë pasurinë dhe gjithë ndërlikueshmërinë e këtij termi” (“këtij termi” – fjala është për jetën)

Me fjalë të tjera, siç do të vërë re Georgi Stardelovi ( në vitin 1991), mosqenësia është një metaforë fundamentale e poezisë së Shopovit: “mosqenësia, në të cilën janë të varrosura si në një heshtje të thellë të gjithë fshehtësitë e ekzistencës, mbetet obsesion ekzistencial poetik. Ajo si me qenë e shkrirë në çdo fjalë, në çdo imazh, në tërësinë e strukturës kuptimore dhe emocionale të çdo poezie të tij.”

“Përpjekja për tu interpretuar mosqenësia është e barabartë me përpjekjen për të dalë për gjah në një vend gjuetie krejtësisht të shkretë”, shkruan Katica Qulavkova (në vitin 1983), ndërsa sipas Aleksandër Prokopievit, mosqenësia është “një hap drejt gjuhës, një shëtitje që buron nga aftësia e brendshme magjike e poezisë për të emërtuar të paemërtuarën”.

Nga viti 1963 e këndej, numri i madh i emërtimeve të fjalës, poezisë dhe përmbledhjes Mosqenësia padyshim që kanë kontribuar shumë në zbardhjen e asaj gjëje (“mosqenësie”) të njeriut që Shopovi në mënyrë intuitive e pat ndjerë por që deri atëherë nuk ka pasur një emër. “Siç duket”, siç thotë Dushko Nanevski në parathënien e botimit të Mosqenësisë së vitit 1970, “pikërisht ai e solli atë që e kërkonin shumë të tjerë: e identifikon ndjesinë tragjike të mosqenësisë si dimension të ekzistencës sonë [dhe] i ka dhënë një emblemë fatthënëse poezisë sonë moderne”.

Qasje në përmbajtjen e librit.

Më shumë rreth librit, në maqedonisht.